Site icon PORTALB

Ambasadorja gjermane vizitoi NP Lajka

Ambasadorja gjermane Anke Holstein sot ishte në vizitë zyrtare në strehimoren e NP Lajka dhe realizoi takim me drejtoreshën Tina Petrushevska. Gjatë takimit, ambasadorja u informua rreth programit dhe rezultatet e arritura të ndërmarrjes, transmeton Portalb.mk.

“Ambasadorja u ka shprehur falënderim NP Lajka për përkushtimin dhe synimet e larta në drejtim të zgjidhjes së problemit për qentë endacak, për kujdesin për mirëqenien e tyre dhe për trajtimin human dhe ka përshëndetur të gjithë projektet e suksesshme të deritanishme. U diskutua për mundësinë për bashkëpunim të ardhshëm në drejtim të uljes së numri të qenve endacakë, për strehimin e tyre në dhe jashtë vendit dhe ndërtim të kulturës për pronësi të përgjegjshme”, thuhet në kumtesën e kësaj ndërmarrje.

Exit mobile version