Site icon PORTALB

Arsenal interesohet për Valdes

Victor Valdes

Victor Valdes

Skuadra angleze, Arsenal, që një kohë është duke u interesuar për portierin e Barcelonës, Victor Valdes, ndërsa ka bërë gati edhe ofertën për lojtarin ‘Blaugran’.

Krerët e skuadrës londineze, kanë gati ofertën me vlerë prej 12.5 milionë euro, ofertë që pritet të shqyrtohet me kujdes nga Barcelona, edhe pse klubi katalunas për portierin kërkon së paku 20 milionë euro. Me këtë ofertë që pritet të dërgohet në ditët në vijim, ‘topçinjtë’ bëhen kandidati kryesor për të marrë shërbimet e portierit, i cili nuk pranoi ta vazhdoj kontratën me Barçën.

Exit mobile version