Site icon PORTALB

MPB: Janë arrestuar katër persona nga Stajkovca që e kanë sulmuar një të punësuar në stacion karburanti

Policia, MPB, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"

Foto arkiv, MPB

Katër persona nga fshati Stajkovcë i Shkupit, dje janë arrestuar për shkak të sulmit fizik të një të punësuari në stacion karburanti në lagjen e Shkupit Çento, të cilën e kanë kryer para disa ditëve, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Sipas buletinit policor, bëhet fjalë për persona në moshë 26, 30, 41 dhe 42-vjeç, të gjithë nga Stajkovci, të cilët më 20 qershor e kanë sulmuar fizikisht të punësuarin në stacionin e karburantit.

Ata janë arrestuar në stacion policor dhe në koordinim me prokurorin publik, pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të dorëzohet padi përkatëse.

Exit mobile version