Site icon PORTALB

RMV, Qeveria vendosi për rritjen e çmimit të derivative të naftës, pritet votimi në Kuvend

benzine, derivate, nafte, dizel, cmim,

Foto nga Portalb.mk/Suad Bajrami

Propozim-ligji për mjedisin jetësor u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 82-të, propozim i cili duhet të kalojë edhe në Kuvend për miratim, transmeton Portalb.mk.

Qeveria sqarohet që rritja e çmimit do të vjen si rezultat i rritjes së taksës  ekologjike.

Importi do të  shtrenjtohet për 3.5 denarë  te benzini pa plumb, dizel, vaji ekstra i lehtë, vaji për djegie M1, M2. Rritje për 3.1 denarë do të  ketë vetëm për benzinin me përqendrim të  plumbit 0.013 gr/l, duke e vlerësuar si një derivate që shkakton  ndotje më të ulët.

Exit mobile version