Site icon PORTALB

Gjendja me Covid – 19 në RMV: Në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë nga Covid – 19

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,466 teste prej të cilave kanë rezultuar 5 raste të reja pozitiv me KOVID-19. Vendi në 24 orët e fundit ka shënuar vetëm një të vdekur me Covid – 19, ndërsa 8 pacientë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Me këtë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 155,645, numri i pacientëve të rikuperuar është 149,916, numri i vdekjeve është 5,478 dhe numri i rasteve aktive është 251.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani, janë kryer gjithsej 861,692 teste të Covid-19 në vend.

Exit mobile version