Site icon PORTALB

Policia paralajmëroi për nesër kufizime në komunikacionin e Shkupit

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, karantinë, karantina

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në komunikacionin e Shkupit do të ketë kufizime paralajmërojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për shkak vizitave zyrtare, transmeton Portalb.mk.

“Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit të Shkupit”, raportojnë nga MPB-ja.

Policia sqaroi që kufizimet vijnë për shkak vizitës zyrtare të delegacionit të huaj në RMV, për çka i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë ndryshimet në komunikacion.

Exit mobile version