Site icon PORTALB

Bitcoin tjetër rekord negativ

Bitcoin

Bitcoin ra në pikën më të ulët të dy javëve të fundit ndërsa Kina intensifikoi sulmet ndaj biznesit të kriptomonedhave, shkruan Pcworld.al.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra në 31,760 dollarë ditën e Hënë, për herë të parë nën 32 mijë dollarë që prej datës 8 Qershor.

Rivalë të vegjël si ether dhe XRP gjithashtu ranë me 12%. Shumica e minierave të bitcoin janë mbyllur tashmë në Kinë pasi autoritetet ndaluan gërmimin e kriptomonedhave.

Përllogaritet që mëse 90% e minierave në Kinë janë mbyllur. Banka Qendrore Kineze ka dhënë urdhër përpunues pagesash si Alipay dhe bankat e mëdha në vend të mbyllin ose bllokojnë tregtinë e kriptomonedhave.

Lëvizjet në Kinë kanë bërë që edhe fuqi gërmuese e bitcoin të bjerë ndjeshëm. Afro 65% e procesit të gërmimit të monedhave kryhet në Kinë.

Exit mobile version