Atletja Islami e ka thyer rekordin shtetëror dhe ka fituar në 400 metra me pengesa në KE në Qipro

Atletja më e mirë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Drita islami ka vendosur rekord të ri shtetëror në 400 metra me pengesa dhe e ka fituar garën në Kampionatin Evropian – divizioni i tretë që mbahet në Qipro, informojnë nga Federata Atletike e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

“57.53 sekonda dhe vendi i parë, është i barabartë me 1.095 pikë sipas tabelës së Atletikës Botërore. Përmirësimi për më shumë se një sekondë i rekordit të RMV-së, është vendosur mu nga Drita më 29 maj të këtij viti”, thonë nga Federata e Atletikës së RMV-së.

Atletikja Islami e ka marrë vendin e parë larg prej konkurrencës në garën finale, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për kampionat ekipor në të cilin atletikët garojnë për pikë të reprezentacionit të tyre, dhe jo për plasman personal. Suksesi fantastik për atletikën nga RMV , Drita Islami e ka realizuar që në ditën e parë të garës ekipore, 3-liga në Limasol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button