Ekipi i Francës ndeshjen e dytë në EURO 2020 e luajti kundër ekipit të Hungarisë në Budapest, ndeshje që mbaroi me rezultat 1-1, transmeton Portalb.mk.
Mundësitë e shpeshta të ekipit francez për të shënuar në portën hungareze, nuk u shfrytëzuan në pjesën e parë.
Futbollisti hungarez Fiola shfrytëzoi pakujdesinë e mbrojtjes franceze për të shënuar gol në pjesën e parë, 1-0.
Në pjesën e dytë, një aksion të shpejtë nisur nga portieri francez, e konkretizoi në gol për pak kohë sulmuesi francez Griezman, 1-1.
Kjo ishte ndeshja e dytë e Francës, pasi në ndeshjen e parë fitoi kundër Gjermanisë. Në ndeshjen e parë, Hungaria humbi nga Portugalia, e cila sot do të përballet me Gjermaninë duke filluar nga ora 18:00.