Site icon PORTALB

Afrika po përballet plotësisht me valën e tretë të pandemisë, vlerësojnë nga OBSH-ja

Foto arkiv: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Afrika është duke u përballur plotësisht me valën e tretë të pandemisë dhe ka nevojë për më shumë vaksinime, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton REL. Numri total i të infektuarve ka kaluar pesë milionë dhe të paktën shtatë shtete afrikane tani nuk kanë vaksina.

Zyrtarë të OBSH-së kanë thënë se janë të shqetësuar për rajonin e Afrikës, ndonëse vetëm pesë për qind e infektimeve të reja dhe 2 për qind e vdekjeve regjistrohen nga atje në nivel global.

“Është trajektore shumë, shumë shqetësuese”, ka thënë udhëheqësi i programit për emergjenca në OBSH, Mike Ryan.

Numri i rasteve të reja në Namibi, Sierra Leone, Liberi dhe Ruandë, është dyfishuar në javën e kaluar.

“Realiteti brutal është se kjo zonë ka shumë variante, shkallë të lartë të përhapjes dhe kemi shumë persona në Afrikë që janë të pambrojtur në mungesë vaksinash”.

Exit mobile version