Site icon PORTALB

RMV, deri 3 mijë euro shpërblim dhe mbështetje për fituesit e garës “Perlat e Ohrit”

Qyteti i Ohrit, Ohër, turizëm

Foto nga Portalb.mk/Suad Bajrami

“Perlat e Ohrit” po zhvillon edicionin e 20-të në Ohër, ku të rinjtë nga 15 shtete do të garojnë deri më 19 qershor në garat muzikore, transmeton Portalb.mk.

“Tetëdhjetë artistë të rinj nga 15 shtete do të garojnë në disiplinat e instrumenteve frymore. Në kuadër të kësaj gare muzikore, muzicientët nga Serbia, Shqipëria, Greqia, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Gjermania, Rusia, Polonia, Kina, Armenia, Portugalia, si dhe nga vendi jonë do të garojnë në disiplinat për flaut, oboe, klarinetë, trumbë, saksofon, muzikë kamertale dhe të korit”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës, e cila së bashku me Komunën e Ohrit janë organizatorë.

Fituesit e garës do të fitojnë mbështetje financiare nga një mijë deri tre mijë euro, duke prezantuar në një sallë pa publik, në prani të komisionit për vlerësim. Fituesi do të ketë mundësi edhe për promovim vjetor nëpër disa qytete evropiane.

Exit mobile version