Site icon PORTALB

Burg për mamanë, i solli striptizetë djalit për ditëlindje

Mamaja 33 vjeçare dhe i biri i saj

Mamaja 33 vjeçare dhe i biri i saj

Ka djem që do e kishin dashur një mama të tillë, por amerikania Judy H. Viger, mund të dënohet me një vit burg, pasi ka punësuar një striptizetë, që të kërcente në prehrin e djalit të saj 16- vjeçar.

Ajo është arrestuar dhe rrezikon të përballet me pesë akuza për rrezikim të gjendjes morale, mendore dhe fizike të fëmijës nën 17 vjeç.

Mamaja 33- vjeçare e punësoi striptizetën, që performoi disa kërcime në prehrin e djaloshit në festën e ditëlindjes. Policia nisi hetimin pasi fotot nga ditëlindja u postuan në rrjetet sociale.

Prindërit e shqetësuar, që kishin fëmijët e tyre në festë, kontaktuan policinë për t’u treguar se një striptizetë kishte qenë për ditëlindje

Edhe të tjerë djem në ditëlindje përfituan nga një kërcim në prehër nga striptizeta me tanga.

Exit mobile version