Site icon PORTALB

Ançeloti këtë verë mer drejtimin e Real Madridit !

Murinho & Ançeloti, shkëmbimi i mundshëm!

Murinho & Ançeloti, shkëmbimi i mundshëm!

Sipas gazetës prestigjoze franceze “Le Parisien”, tekniku italian dhe manjati Nasser al-Khelaifi nuk po gëzojnë një marrëdhënie të shendoshë. Krisja e parë ndodhi në fillim të sezonit ku PSG nuk e nisi me këmbën e mbarë pas tre humbjeve në më pak se një muaj kundër Saint-Etienne, Rennes e Nicce.

Kjo situatë vazhdoi edhe në vigjilje të ndeshjes së Champions League kundër Portos ku miliarderi nga Lindja e Mesme i lëshoi një ultimatum teknikut, madje jo rastësisht në ato kohë u shfaq edhe emri i Jose Mourinhos në ambjentet e klubit parizien. Në vijim të shkrimit, “Le Parisien” thekson se Ancelotti nuk mund të pajtohet me këtë situatë, duke bërë edhe ai lëvizjen e tij. Të dhënat të çojnë në Madrid ku duket se trajneri italian ka arritur të rrëmbejë një premtim verbal nga drejtuesit merengues për të marrë drejtimin e klubit ne fillim të verës.

Por edhe nëse marrëveshja me Real Madrid nuk konkretizohet, nuk do të ishte një tragjedi për teknikun që ndiqet edhe nga Manchester City, Liverpool e Arsenal. Kjo është një tablo e ujërave që lëvizin në thellësi të merkatos që gjithsesi japin një tablo edhe pse jo shumë të qartë për efektin domino që mund të shkaktojë largimi i Ancelottit nga “qyteti i dashurisë”.

Exit mobile version