Site icon PORTALB

Hasani rikthehet në stërvitje me Wolfsbugun

ferhan Hasani e kalon lëndimin dhe u rikthehet stërvitjeve

ferhan Hasani e kalon lëndimin dhe u rikthehet stërvitjeve

Futbollisti tetovar Ferhan Hasani ka lënë pas periudhën e  vështirë, kur për shkak të lëndimit duhej të qëndrojë larg tereneve të gjelbërta. Ai u dëmtua në miqësoren Uolfsburg-Herta gjatë përgatitjeve dimërore dhe prej atëherë është jashta procesit stërvitor të ekipit gjerman.

Pas terapive të shumta, dhjetë ditë më parë Hasani filloi me vrapime të lehta individuale, ndërsa nga dita e martë i është bashkuar ekipit të parë të Uolfsburgut, në seancat stërvitore.

“Më në fund kam nisur me stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Kam lënë pas një periudhë të vështirë, me shumë terapi të ndryshme që më ndihmuan të rekuperoj muskulin e lënduar. është mirë që gjithçka përfundoi dhe unë tani duhet të koncentrohem në angazhim maksimal në seancat stërvitore”, shprehet Hasani, i cili si prioritet ka rrikthimin në formën e tij më të mirë, duke shpresuar se kjo do të jetë e mjaftueshme që trajneri Hecking t’i japë shansin të luajë.

“Do të shohim se si do të rrjedhin punët këtu te Uolfsburgu?! S’di nëse trajneri planifikon të më jap shans, por unë jam i bindur për të kërkuar rastin tim. Besoj në veten time dhe e vetmja që kam nevojë në këtë moment, është të punoj shumë për të rrigjetur formën time. Është e vërtetë se në aspektin kondicional jam pak sa më dobët, e gjithë kjo si rrjedhojë e lëndimit dhe periudhës që isha  jashtë procesit stërvitor. Por, është mirë që tani më lëndimi i takon të së kaluarës dhe unë mund të koncentrohem në stërvitje. Besoj se më presin ditë më të mira te skuadra e Uolfsburgut”, përfundoi anëtari i skuadrës gjermane, Ferhan Hasani, i cili në merkaton e janarit për pak sa nuk u transferua te Dinamo e Zagrebit, mirëpo gjithçka dështoi për shkak të lëndimit të tij, të përcjellë me sjellje jo-korekte nga kroatët që pretendonin lëndim serioz të tetovarit transmeton Alsat-m.

Mirëpo koha tregon se ‘Buba’ ishte në të drejtë, lëndimi i tij i takon të së kaluarës dhe tani ai mund t’i ‘përvishet’ punës, në kërkim të rastit të tij te Uolfsburgu.

Exit mobile version