Site icon PORTALB

Gjendja me Covid – 19 në RMV: Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë pacient i vdekur me Covid – 19

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit, janë bërë 2,802 testime prej të cilave kanë rezultuar 15 raste të reja me Covid 19. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë pacient i vdekur me Covid -19, ndërsa janë shëruar 15 pacientë. Me këtë, numri i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 155.583, numri i pacientëve të shëruar është 149.690, 5.472 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 421 raste aktive, transmeton Portalb.mk.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 841.125 testime për Covid – 19.

Exit mobile version