Site icon PORTALB

RMV, një person me KOVID-19 ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit, 4 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 1.337 testime, 4 persona janë infektuar me KOVID-19, një person ka ndërruar jetë, ndërkaq 14 të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 155.540, të shëruarve 149.642, të vdekurve 5.472, ndërkaq numri i rasteve aktive është 426, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 66-vjeçar nga Shkupi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version