Site icon PORTALB

RMV, gjithsej 99 pacientë të hospitalizuar me kovid-19, ka 550 shtretër të lirë

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 99, ndërsa në qendrat kovid ka rreth 550 shtretër të zbrazët spitalor, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, përcjellë Portalb.mk.

Sipas raporteve të spitaleve që vijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, numri i të hospitalizuarve nëpër qytete është si vijon:

Duhet të kihet parasysh se numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe shkarkimeve të pacientëve.

Për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve të destinuara për kovid-pacientët.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen.

Exit mobile version