Site icon PORTALB

RMV, sot pas 10 muajve nuk ka të vdekur nga Kovid-19, 8 raste të reja në 24 orët e fundit

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se që sot për herë të parë nga 2 shtatori i vitit 2020 nuk ka ndërruar jetë asnjë person nga Kovid-19. Ndërsa, nga 3.068 testime të realizuara në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19 dhe 9 të tjerë janë shëruar, njofton Portalb.

“Sot për herë të parë pas 2 shtatorit të vitit 2020 nuk shënojmë asnjë të vdekur nga Kovid. Virus është larg nga ajo i fituar, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi gjithnjë e më afër fundit të agonisë. Megjithatë, masat duhet të vazhdojmë t’i respektojmë, ndërsa mënyrë e vetme që ta zvogëlojmë numrin e viktimave është që masovikisht të vaksinohemi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka arritur në 155.536, të shëruarve 149.628, të vdekurve 5.471, ndërkaq për momentin ka 437 raste aktive.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:

Të shëruarit në 24 orët e fundit:

Numri i përgjithshëm i të infektuarve:

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version