Site icon PORTALB

EURO 2020, ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës përmbyllet pa fat për danezët

Ndeshja e parë e grupit B ne EURO 2020 ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës u përmbyll me fitoren minimale të finlandezëve, pas disa pengesave, transmeton Portalb.mk.

Pohjanoalo shënoi golin e vetëm, golin e fitores në minutën e 59-të, 0-1.

Danezët pa fat u treguan edhe në minutën e 79-të, kur Hoejbjerg nuk arriti të shënojë nga penaltia.

Ndeshja tjetër e grupit është mes Rusisë dhe Belgjikës, ku kjo e fundit kaloi në epërai në minutat e para.

Exit mobile version