Futbollisti i Përfaqësueses së Danimarkës dhe ekipit të Interit, Eriksen, në ndeshjen ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës, përloti futbollistët e të dy ekipeve dhe gjithë tifozët, në momentin që ka rënë në fushë në pjesën e parë të ndeshjes, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja u ndërpre pasi nga pamjet vërehet që ai humbi vetëdijen në fushën e gjelbër.
Ndeshja Danimarkë-Finlandë ka filluar nga ora 18:00, është ndeshja e parë e Grupit B. Ndeshja në momentet kritike ishte me rezultat 0-0.
Pritet vendimi i UEFA-s në lidhje me fatin e ndeshjes, pas vendimit për pezullimin e ndeshjes për shkak gjendjes shëndetësore.