Site icon PORTALB

Me ndeshjen ndërmjet Turqisë dhe Italisë filloi kampionati EURO 2020, ku Italia siguroi tri pikët e para

Turqi - Itali, Euro 2020 (Nazionale Italiana di Calcio)

Turqi - Itali, Euro 2020 (Nazionale Italiana di Calcio)

Ndeshja Turqi-Itali është ndeshja e parë e Kampionatit Evropian 2020, kampionat i cili për shkak të pandemisë Kovid-19 nuk u zhvillua në vitin 2020, transmeton Portalb.mk. Italia shënoi fitore të pastër, 0-3.

Në minutën e 21-të, italianët kërkuan penallti pas goditjes së sulmuesit Imobile që u ndal nga mbrojtësi turk, me bindjen se ishte prekje me dorë. Po në atë varg sulmesh, Chiellini ishte ai që sulmoi më seriozisht portën turke pas goditjes së topit me kokë.

Pjesa e parë mbaroi pa gola, por me disa raste të dyshimta referimi. Në minutën e 53-të, Italia u shpërblye me gol. Futbollisti turk Demiral shënoi autogol, pas një krosimi të futbollistit Berardit.

Në pjesën e dytë, Italia dyfishoi rezultatin duke shënuar përmes Imobiles, 0-2. Në minutën e 79-të shënoi përsëri Italia përmes Insigne, 0-3.

Italia e trajnerit Mançini u paraqit me portierin Donnarumma, Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola, Barrella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile dhe Insigne; derisa trajneri Gunes është paraqitur me Cakir, Celik, Demiral, Soyuncu, Meras, Yokuslu, Karaman, Yazici, Tufan, Calhanoglu dhe Yilmaz në sulm.

Exit mobile version