Site icon PORTALB

RMV, dy persona me KOVID-19 ndërruan jetë në 24 orët e fundit, 20 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 2.885 të testuar janë regjistruar 20 raste të reja me KOVID-19, 2 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 30 të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka arritur në 155.507, të shëruarve 149.612, të vdekurve 5.470, ndërkaq për momentin ka 425 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë dy persona nga Shkupi në kushte spitalore. Personat janë në moshë 63 dhe 78-vjeç“, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Exit mobile version