Shefi humanitar i OKB-së: Në Etiopi ka uri

Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock, tha se në veri të Etiopisë ka uri. “Ka zi buke atje. Kjo do të përkeqësohet edhe më shumë”, tha ai. Komentet vijnë pas publikimit të një analize për situatën, e cila gjeti se 350,000 njerëz po jetojnë në një “krizë të rëndë” në rajonin Tigraj të shkatërruar nga lufta, si dhe në rajonet fqinje Amhara dhe Afar, raporton REL. 

Tigraj është shkatërruar nga luftimet midis forcave qeveritare dhe rebelëve.

Në analizën e titulluar “Klasifikimi i Fazës së Integruar” thuhet se situata me ushqimet në rajon ka arritur nivelin e “katastrofës”.

“Kjo krizë e rëndë rezulton nga efektet e konfliktit, përfshirë zhvendosjet e popullsisë, kufizimet e lëvizjes, qasjen e kufizuar humanitare, humbjen e të korrave dhe pasurive të jetesës dhe tregjet jofunksionale ose joekzistente”, thuhet në analizë.

Megjithatë, aty nuk shpallet zyrtarisht uria.

Sipas kritereve humanitare të Kombeve të Bashkuara, uria shpallet kur arrihen disa shifra të vdekshmërisë, kequshqyerjes dhe mungesës së ushqimeve.

Ato janë:

  • së paku 20% e familjeve në një zonë përballen me mungesa ekstreme të ushqimit
  • nivelet akute të kequshqyerjes tejkalojnë 30%
  • shkalla e vdekshmërisë tejkalon dy persona në ditë për 10,000 persona.

Shpallja e urisë nuk bart detyrime për Kombet e Bashkuara ose vendet anëtare, por shërben për të përqendruar vëmendjen globale te problemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button