Rusia shpalli person të padëshiruar një punonjës të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, si përgjigje ndaj dëbimit të diplomatit rus nga Maqedonia disa javë më parë, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, shkruan agjencia e lajmeve RIA Novosti, përcjellë Portalb.mk.
“Ushtruesja e detyrës ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse, Çaushevska-Dimovska, ishte thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë më 10 qershor, ku i ishte dozëzuat notë në të cilën thuhej se nj person punonjës i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë është shpallur non grata”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse transmetuar nga media ruse.
Në deklaratë gjithashtu shpjegohet se kjo masë është përgjigje ndaj vendimit të pamotivuar të Maqedonisë së Veriut për shpalljen e një diplomati rus person non grata.
Diplomati rus u përjashtua nga vendi më 14 maj kur ambasadori rus në Shkup, Sergei Alexandroviq Bazdikin, u thirr në Ministrinë e Jashtme për t’u informuar mbi vendimin. Diplomatit i dhanë shtatë ditë kohë që të lë vendin. Arsyeja e dëbimit të diplomatit ishin aktivitete që nuk përputheshin me sjelljen e pritur nga një diplomat i huaj që shërben në vendin nikoqir.
Presidenti Stevo Pendarovski atëherë tha se çështja ishte e dokumentuar dhe se nga ajo që ai ka parë, siç theksoi, nuk bëhej fjalë për improvizim.