ASH: Termocentrali në Osllomej i helmon banorët e Kërçovës, institucionet as nuk mendojnë të vendosin filtra

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një konference për shtyp alarmon se Termocentrali në Osllomej vazhdon t’i helmojë banorët e Kërçovës, për shkak të, siç thonë ata, neglizhencës së institucioneve që ende as nuk mendojnë të vendosin filtra, njofton Portalb.mk.

“Përveç kësaj, hapësira në rrethinën e elektranës shpesh herë shndërrohet në deponi ilegale që kundërmon gjithë rajonin dhe bëhet çerdhe e rreziqeve të ndryshme për shëndetin e banorëve të Kërçovës. Ju bëjmë thirrje zyrtarëve aktual që të kthejnë sytë kah Kërçova, të cilën ditëve të fundit e përmendin në vazhdimësi për përfitime partiake afatshkurtër. Kërçova dhe kërçovarët meritojnë më shumë, por sot janë në një gjendje që ju rrezikohen edhe kushtet elementare për jetë”, thonë nga ASH.

Ata shtojnë se si Aleancë për Shqiptarët e ngrisim edhe një herë alarmin mbi këtë problematikë si dhe ndaj, siç thonë ata shumë dukurive të tjera destruktive.

“Vlerësojmë që përmirësimi i cilësisë së jetës në Kërçovë do të fillojë me përmirësimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve si në nivel lokal ashtu dhe në atë qendrorë”, shtojnë nga ASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button