Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur gjatë një aksidenti automobilistik në Kisella Vodë
Dy të vdekur dhe shtatë të plagosurm gjatë një aksidenti automobilistik që ndodhi mbrëmë në kryqëzimin midis bulevardeve “Sërbija” dhe “Boris Trajkovski”, transmeton Portalb.mk.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se bëhet fjalë për “Volkswagen Passat” drejtuar nga RA (50) nga Studeniçani, një “Mercedes” drejtuar nga H.S (28) nga Shkupi, “Volkswagen Sharan” drejtuar nga Z.I (30) nga fshati Studeniçan, “Hyundai Accent” drejtuar nga O.A (25) nga fshati Batincë, Shkup dhe “Fiat Punto” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.B (39) nga Shkupi.
Në vendin e fatkeqësisë vdiqën 28-vjeçari H.S dhe 50-vjeçari R.A. nga Studeniçani. Pas ndihmës së dhënë mjekësore, 25-vjeçari O.A. nga Batinca u ndalua në stacion policor.