Site icon PORTALB

Sot seanca gjyqësore për padinë e GEM ndaj Stavrevskit

Sot duhet të përballen GEM dhe Stavrevski

Sot duhet të përballen GEM dhe Stavrevski

Sot do të mbahet seanca gjyqësore, për rastin e padisë për shpifje ndaj Ministrit për Financa, Zoran Stavrevski, të inicuar nga Lëvizja “Qytetarët për Maqedoninë Everopiane”.

 Kjo lëvizje e ka paditur ministrin Stavrevski për shkak të deklarimit të tij se ajo është pjesë e organizatave që kanë për qëllim rrezikimin e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Paditës në emër të kësaj organizate janë Branko Gjeroski, Niukolla Geleski, Vlladimir Milçin, Roberto Beliçanec dhe Zharko Trajanoski.

Stavrevski nuk ka marrë pjesë në asnjë nga seancat gjyqësore të deritanishme, informon Plusinfo.

Exit mobile version