Site icon PORTALB

RMV, i mori fotografitë nga profili i vajzës së viktimës për t’i keqpërdorur pastaj

Photo by Solen Feyissa on Unsplash

Muajin e kaluar një 47 vjeçare dyshohet se ka keqpërdorur fotografit e një personi tjetër në rrjetet sociale, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria sqaroi që 47 vjeçarja nga Gostivari në bazë të dyshimeve ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i të dhënave personale”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 149, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Raportohet që e dyshuara më 14 dhe 15 maj të këtij viti ka marrë fotografi nga profili i vajzës së mitur të viktimës. Këta fotografi pastaj i ka bashkangjitur në profilin e saj, duke i shtuar edhe komente të pahijshme dhe të rrejshme, duke nxitur përbuzje për viktimën dhe vajzën.

Exit mobile version