Makroni është goditur me shuplakë në fytyrë, dy persona të arrestuar (VIDEO)

Presidenti francez Emanuel Makron është goditur me shuplakë në fytyrë nga një burrë gjatë një vizitës zyrtare në Drom, një rajon në juglindje të Francës, njofton Portalb.mk.

Sipas videos e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, Makron është afruar deri te gardhi i hekur, prapa të cilit qëndrojnë disa njerëz, kur njëri prej të pranishmëve e ka kapur për dore dhe më pas e ka goditur me shuplakë.

Sigurimi menjëherë e ka larguar Makronin anash, ndërkaq sipas mediave franceze dy persona janë arrestuar për shkak se kanë pasur lidhje me incidentin. Kur është goditur me shuplakë Makroni, është dëgjuar thirrje “poshtë makronizmi”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button