Site icon PORTALB

Mbi 60 viktima nga përplasja e trenave në Pakistan

Pakistan, përplasje e dy trenave

Numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Pakistan arriti të martën në 62.

Incidenti ndodhi një ditë më herët kur një tren i mbushur me njerëz u përplas me një tren të shpejtë që kishte dalë nga shinat pranë qytetit Derki, në provicën Sind, transmeton REL.

Fillimisht u raportua për 40 viktima. Dhjetëra njerëz u plagosën po ashtu.

“Druajmë se më shumë njerëz mund të vdesin”, tha Usman Abdullah, shef i administratës lokale në rrethin Ghotki.

“Disa nga personat e plagosur janë në gjendje kritike”, shtoi ai.

Shkaku i incidentit nuk dihet ende.

Në Parlamentin e Pakistanit, opozita kritikoi Qeverinë e kryeministrit Imran Khan për dështim në menaxhimin e duhur të hekurudhave, ndërsa zyrtarët qeveritarë akuzuan opozitën për “korrupsion” gjatë mandatit të saj në Qeveri.

Udhëtimi me tren është shumë i popullarizuar në Pakistan.

Vagonët shpesh janë të mbipopulluar dhe shumë prej trenave janë në gjendje të keqe.

Exit mobile version