Nesër në orët e para të mëngjesit pa furnizim me energji elektrike do të mbeten tre komuna të Shkupit.
Këtë informacion e ka kumtuar komisioni rregullator për energjetikë.
Një pjesë e konsiderueshme e amvisërive të fshatit Batincë në Studeniçan të Shkupit nesër (e mërkure) nga ora 9-14 do të mbeten pa energji elektrike.
Rryme elektrike nga ora 9 e 30 deri më orën 15 nuk do të kenë banorët e fshatit Llaskarcë-Saraj.
Në të njëjtën periudhë kohore pa furnizim me energji elektrike do të mbeten banorët e fshatit Kuçkovë të Komunës Gjorçe Petrov./Portalb