Site icon PORTALB

RMV, është identifikuar lloji indian i koronavirusit – propozohet që masat aktuale të mbeten në fuqi deri më 15 qershor

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto arkiv nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se javën e kaluar te një pacient i cili është i hospitalizuar në një spital privat, është zbuluar prania e llojit “indian” të virusit SarsKov2, njofton Portalb.mk.

Sipas anketës epidemiologjike të kryer nga spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku paraprakisht kishte qenë i sëmurë dhe hospitalizuar për 10 ditë, kur u kthye në vend, u transportua menjëherë në spital me ambulancë speciale.

Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk përbën shenjë rreziku.

Nga kjo ministri informojnë gjithashtu se, Venko Filipçe, me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive sot propozoi që ora policore dhe masat aktuale të vazhdohen deri më 15 qershor, në territorin e të gjithë vendit.

Ministri shpjegoi se ky propozim i Komisionit është për shkak të mënyrës se si do të kufizohej grupimi shtesë në orët e vona.

Situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme, numri i rasteve aktive është në rënie, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në qendrat kovid në territorin e të gjithë vendit është zvogëluar në mënyrë drastike.

Exit mobile version