Site icon PORTALB

Princ Harry dhe Meghan Markle prindër për herë të dytë, u zbulua emri i vajzës

Meghan Markle dhe Princ Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë prindër për herë të dytë këtë të premte, megjithëse lajmi bë publik për mediat sot. Duka dhe Dukesha e Sussex kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lili, në nder Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princeshë Diana, transmeton Top Channel.

“Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Lili lindi të Premten, 4 Qershor në orën 11:40 në kujdesin e besuar të mjekëve dhe stafit në spitalin Santa Barbara Cottage në Santa Barbara. Të dyja nëna dhe fëmija janë shëndosh dhe mirë, dhe janë zhvendosur në shtëpi. Emri Lili u vendos në nder të mbretëreshës, pasi familjarët i thërrisnin me përkëdheli Lilibet. Emri i saj i mesëm është Diana, për të nderuar kujtimin e gjyshes së ndjerë, Lady Diana. Ky është fëmija i dytë për çiftin, i cili gjithashtu ka një djalë dy vjeçar me emrin Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Duka dhe Dukesha ju falënderojnë për urimet dhe lutjet tuaja të ngrohta ndërsa ata shijojeni këtë kohë të veçantë si familje “.- thuhet në njoftimin për shtyp.

Dyshja njoftuan shtatzëninë e tyre në Ditën e Shën Valentinit me një foto të çiftit që tregonte barkun e rrumbullakosur të aktores dhe aktivistes 39-vjeçare.

Exit mobile version