Digjitalizimi si paradigmë arsimore 

Me fjalën greke paradigmë (παραδείγμα) mendojmë për model ose shembull që duhet të ndiqet në situatë të dhënë. Fizikanti amerikan dhe filozofi Tomas Samuel Kun (1922-1966) i definon paradigmat si “arritje shkencore që gjenerojnë modele të cilat, për periudhë të caktuar, e udhëheqin zhvillimin pasues të hulumtimit që jep zgjidhje për problemet e prezantuara”. Paradigma arsimore është model që shfrytëzohet në arsimim dhe ka për qëllim të gjejë mënyrën më përkatëse për mësimin e gjeneratave të reja, që dallon nga ajo e gjeneratave të mëparshme.

Me magnum opusоin e tij të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Artur Shopenhauer e ka konstatuar se të gjithë të vërtetat kalojnë nëpër tre etapa: në etapën e parë ato janë pritur me tallje, në të dytën hasin në rezistencë dhe në të tretën pranohen. Tashmë disa dekada më vonë, jorasëtisht H.F. Lavkraft për herë të parë e definon frikën nga e panjohura si frikë fundamentale, duke e perceptuar si më e vjetra ose më e forta nga të gjitha frikërat.

Të gjithë lexuesit , pa marrë parasysh përkatësinë e gjeneratës, janë ballafaquar me ndryshimeve e përditshme rrënjësore që na shtyn të rikujtojmë persiatjet dhe konstatimet mbi frikën të këtyre mendimtarëve. Në mënyrë të pashmangshme, një nga shembujt më të gjallë për zhvillimin e të rejës dhe të panjohurës është avancimi marramendës i teknologjisë së informacionit dhe transformimit digjital. Në etapën e tekno-kapitalizmit dhe rrjedhat e përshpejtuara të globalizimit, digjitalizimi gjithnjë e më shumë trajtohet si paradigmë për riformulimin e sistemeve dhe nevojave njerëzore të vlefshme. Në këtë aspekt, transformimi digjital i fushës së arsimimit paraqet shembull të reformave arsimore dhe jep përgjigje të pyetjes se si do të mësohet në të ardhmen.

Së fundmi reformat e miratuara arsimore, me të cilat tejkalohet parimi i “një lëndë – një libër” dhe në vend të asaj parashikohet praktika e resurseve të hapura arsimore tejkalimi i materialeve didaktike nga formati digjital në format, me siguri i vërtetojnë parashikimet filozofike të sipërpërmendura. Rezistenca , e drejtuar kryesisht ndaj digjitalizimin e teksteve shkollore, janë të shumta dhe gjithsesi, të pritshme dhe të kuptueshme: më pastaj, kjo reformë është e thellë dhe largpamëse dhe me risinë dhe zhvillimin e menjëhershëm sfidon mënyrën tradicionale të mësimit të rrënjosur me dekada në botëkuptimin tonë mbi të nxënit. Por, edhe pse një pjesë e kritikave duhet të vlejnë si hyrje kualitative në debatin konstruktiv për digjitalizimin e librave, pjesë e madhe e reagimeve nuk ka argumentim të plotë.

Megjithatë, që përpjekjet të hidhen poshtë, reagimet e paargumentuara duhet të ballafaquar pikërisht me qasje të argumentuar dhe postulatet e dëshmuara dhe të përmbajtësore. Vetëm në atë mënyrë këto reforma arsimore ,të duhura për kohën dhe në në esencë pozitive, të merren marin legjitimitetin e duhur para qytetarëve që i tangojnë. Në këtë drejtim, duhet që patura parasysh domosdoshmërinë për një proces të plotë i planifikimit me qasjeje gjithëpërfshirëse.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të dalë me vlerësim të detajuar të teknikave të parashikuara dhe tl identifikojë sfidat infrastrukturore duke dhënë propozime konkrete për tejkalimin e tyre. Njëkohësisht, duhet një plan i përmbajtësor për dinamikën e zbatimit të kësaj reforme. Gjithsesi, e një rëndësie të jashtëzakonshme në këtë proces është edhe përkrahja e mësimdhënësve, si realizues direkt të ndryshimeve. Atyre duhet t’u sigurohet përgatitje përkatëse dhe trajnim për zhvillim profesional duke përfshirë edhe reformat të kurrikulave përkatëse universitare për edukimin e gjeneratave të reja.

Këto qëllime janë të larta dhe realizimi i tyre nuk është i lehtë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të duhet të ofrojë më shumë se mbështetja deklarative për reformat dhe avancimin e arsimit në përgjithësi. Fakti se, indikatorët që masin sistemin arsimor për vendin tonë tregojnë se vendi ka një mbështetje buxhetore nga më të ulëta për arsimin në Evropë dhe rrjedhimisht edhe rezultatet më të pafavorshme në testimet ndërkombëtare, është tregues i mjaftueshëm për të ngritur shkallën e angazhimeve institucionale të nevojshme për arsimimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Vetëm kështu do të rritet besueshmëria për realizimin e qëllimeve të propozuara drejt ndryshimeve progresive , drejt një sistemi arsimor më cilësor.

(Autori tekstit është rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button