Site icon PORTALB

Palmer: Marrëveshja Prishtinë-Beograd në 2021-shin, absolutisht e mundshme!

Zëvendës-ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë dhe i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, foto Anadolu Agency

Përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar se është “absolutisht e mundshme” që në vitin 2021, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të firmosin marrëveshjen Prishtinë-Beograd.

Sic transmeton Televizioni Publik serb, Matthew Palmer në intervistën për gazetën “Blic” ka theksuar se medon që Prishtina nuk është e gatshme të negociojë rreth kufijve dhe territoreve, duke shtuar se në këtë moment, beson se ka shumë fusha më produktive për bisedime.

“Këto janë për shembull, personat e pagjetur, fushë ku të dyja palët mund të arrijnë marrëveshje”, ka thënë Palmer.

Në pyetjen nëse mund të pritet që në vitin 2021 Vuçiçi dhe Kurti të firmosin marrëveshjen Prishtinë-Beograd, Palmeri përgjigjet se kjo është “absolutisht e mundshme”, transmeton Klan.

“Por kjo u mbetet të dyve, atë që do të donim është t’i inkurajojmë të kyçen. Edhe Presidenti Vuçiç edhe Kryeministri Kurti kanë mbështetje të fuqishme politike, janë në pozita që seriozisht të angazhohen në gjithë procesin, të identifikojnë pjesët ku mund të arrihet marrëveshje dhe të ndihmojnë që i gjithë procesi të ecë përpara”, ka theksuar diplomati amerikan Palmer.

Exit mobile version