Site icon PORTALB

RMV, u arrestua 32 vjeçari pasi në lokalin e tij u organizuar aheng me muzikë

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia ka arrestuar 32 vjeçarin nga Tetova pasi nuk ka respektuar protokollet shëndetësore kundër virusit Kovid-19 në lokalin e tij, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit u konstatua se në objekt nuk u veprua sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, gjegjësisht u organizua aheng me muzikantë”, raportojnë nga Policia.

Raportohet gjithashtu se pas arrestimit, pronari 32 vjeçar F.R. është mbajtur në stacionin policor, për të cilin është paralajmëruar edhe padi përkatëse.

Exit mobile version