Site icon PORTALB

NASA vendosi për dy misione të reja shkencore në Venerë

Photo by NASA on Unsplash

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës Amerikane (NASA) planifikon lançimin e dy misioneve të reja shkencore në Venerë midis viteve 2028 dhe 2030, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Misionet kanë për qëllim të kuptojnë se si Venera u bë një botë e ngjashme me ferrin kur ka kaq shumë karakteristika të ngjashme me tonat, si dhe mund të ketë qenë bota e parë e banueshme në sistemin diellor, e kompletuar me një oqean dhe klimë të ngjashme me Tokën”, tha NASA.

Misionet hapësinore të emërtuara “DAVINCI+” dhe “VERITAS” janë planifikuar të dërgohen në fqinjin planetar më të afërt të tokës midis viteve 2028 dhe 2030.

DAVINCI+ do të analizojë përbërjen e atmosferës së planetit për të kuptuar se si është formuar dhe evoluar. Po ashtu pritet të përcakton nëse planeti ka pasur ndonjëherë oqean.

Për më tepër, do të dërgohen fotografitë e para me rezolucion të lartë të veçorive gjeologjike në Venerë të quajtura “tesserae”, të cilat mund të jenë të krahasueshme me kontinentin e Tokës, duke sugjeruar që Venera ka pllaka tektonike.

Ky do të jetë misioni i parë i udhëhequr nga SHBA në atmosferën e Venerës që nga viti 1978.

Misioni tjetër, i njohur si VERITAS, do të hartojë sipërfaqen e Venerës për të përcaktuar historinë gjeologjike të planetit dhe për të kuptuar pse ajo pati një zhvillim kaq ndryshe se Toka.

“Duke u rrotulluar rreth Venerës me një radar me hapje sintetike, VERITAS do të përshkruajë lartësitë sipërfaqësore gati në të gjithë planetin për të nxjerr rikonstruime 3D të topografisë dhe për të konfirmuar nëse proceset si tektonika e pllakave dhe vullkanizmi janë aktive në Venerë”, tha NASA.

“Është për t’u habitur se sa pak dimë për Venerën, por rezultatet e kombinuara të këtyre misioneve do të na tregojnë për planetin nga retë në qiellin e saj, vullkanet në sipërfaqen e saj deri në brendësinë e saj”, tha Tom ç, shkencëtar i Programit të Zbulimit të NASA-s.

“Kjo do të jetë sikur të kemi ri-zbuluar planetin”, shtoi më tej.

“Duke orbituar rreth Venerës me një radar me hapje sintetike, VERITAS do të përshkruajë lartësitë sipërfaqësore gati në të gjithë planetin për të nxjerrur rikonstruime 3D të topografisë dhe për të konfirmuar nëse proceset si tektonika e pllakave dhe vullkanizmi janë aktive në Venerë”.

“Është për t’u habitur se sa pak dimë për Venerën, por rezultatet e kombinuara të këtyre misioneve do të na tregojnë për planetin nga retë në qiellin e saj, vullkanet në sipërfaqen e sej deri në brendësinë e saj”, tha Tom Wagner, shkencëtar i Programit të Zbulimit të NASA-s.

“Kjo do të jetë sikur të kemi rizbuluar planetin”, shtoi më tej Wagner.

Exit mobile version