Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë hospitalizim në kovid-qendrat e Shkupit

Në 24 orët e kaluara, në kovid-qendrat e Shkupit nuk ka pasur pacientë të hospitalizaur për shkak të komplikimeve nga kovid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Nuk ka pasur asnjë pranim në Institutin TBC, as në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtator”, as në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile. Në vend ka 1,070 pacientë aktivë me kovid-19.

Në Shkup, gjithsej nëpër spitale kurohen 58 pacientë me kovid-19. Qendra kovid e Institutit TBC trajton 8 pacientë, në “8 Shtatori “ka 18 pacientë, ndërsa 32 pacientë janë në Klinikën për Sëmundjet Infektive dhe Gjendje Febrile.

“Në 24 orët e fundit, 8 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi. Numri i pranimeve në ditët e kaluara po zvogëlohet dhe mëngjesin e sotëm deri në orën 8 kishte 87 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit të pacientëve të shëruar, të lirohen shtretër shtesë”, thonë nga Ministria.

Në 24 orët e  fundit, në kovid-qendrat e spitaleve të vendit janë raportuar se po kurohen 83 pacientë. Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 8 pacientë, në Shtip janë hospitalizuar 9 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 6 të hospitalizuar, në Veles 8 pacientë, ndërsa në Kumanovë 21 pacientë. Në Ohër ka 11 të hospitalizuae, 6 në Prilep, 3 në Gostivar dhe 3 në Strugë. Në spitalin e Strumicës ka 6 të hospitalizuar, nga 2 në Kërçovë dhe Kavadar dhe në Gjevgjeli asnjë të hospitalizuar.

Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet e të gjithë vendit ka 141 pacientë, ndërsa në qenrat kovid ka rreth 430 shtretër të zbrazët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button