Site icon PORTALB

Presidentja Osmani u takua me partitë politike, zgjedhjet lokale në Kosovë mund të mbahen më 31 tetor

Ilustrim

Kosova në vjeshtën e vitit 2021 planifikon mbajtjen e zgjedhjeve lokale në gjithë vendin, për çka presidentja Vjosa Osmani sot ka takuar partitë politike në Kosovë, transmeton Portalb.mk.

“Në takime të ndara është diskutuar rreth datës së zgjedhjeve me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti, u.d. kryetarin e  PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesin e AAK-së, z.Besnik Tahiri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe me partitë e komuniteteve joshumicë: Vakat, RI, PAI, KDTP, IRDK, SDU, NDS, JGP dhe LPRK”, njoftojnë nga Presidenca e Kosovës.

Presidenca sqaroi që ditët në vazhdim Osmani do të shpall zgjedhjet që pritet të mbahen në vjeshtë, ndërkohë PDK-ja dhe LDK-ja kanë propozuar që dita e zgjedhjeve të jetë 31 tetori.

 

Exit mobile version