Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut u regjistruan afër  8 mijë vende të lira të punës, kryesisht për shitje

korona virus, maska, KOVID-19, City Mall, Qendra tregtare

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në tremujorin e parë të vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut u regjistruar 7 878 vende të lira të punës, duke shënuar 1.58% shkallën e vendeve të lira të punës, transmeton Portalb.mk.

“Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës prej 4.98% ka sektori F – Ndërtimtaria, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.15%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që ndërmarrjet me 3 deri në 9 të punësuar kanë normën më të lartë të vendeve të lira të punës, e cila është 2.39%.

Raportohet që në bazë të rajoneve, Shkupi ka nivelin më të lartë të vendeve të lira të punës (1.80%) me 4 719 vende të lira, kurse më së paku në atë të Pollogut (0.89%) me 238 vende të lira.

Në sektorin F-ndërtimtari u regjistruan 27 496 vende të plotësuara të punës, ndërsa 1 212 vende të lira të punës, derisa në C- industrinë përpunuese 113 488 vende të plotësuara, kurse 1 460 të lira.

Në bazë të profesionit, më së shumti vende të lira pati në shërbime dhe shitje (26.7%) me 2 103 vende të lira, ndërsa më së paku në menaxherë, zyrtare të lartë dhe ligjvënës (0.2%) me 16 vende të lira.

Exit mobile version