Site icon PORTALB

RMV, vetëm 3 persona janë infektuar me KOVID-19 në 24 orët e fundit, 5 të tjerë kanë ndërruar jetë

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit prej 1.325 të testuarve janë regjistruar 3 raste të reja me KOVID-19, 5 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 45 pacientë janë shëruar. Numri I përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 155.272, të shëruarve në 148, të vdekurve në 5.413, ndërkaq momentalisht ka 1.150 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Tre rastet pozitive janë nga Shkupi, ndërkaq personat që kanë ndërruar jetë janë: Shkup (72), Radovish (81), Tetovë (69), Shtip (50) dhe Probishtip (72).

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version