Site icon PORTALB

Kina mori vendim që të lejojë çiftet të kenë deri në tre fëmijë

Fëmijë, Kinë, foto ilustrim: Unsplash/Jerry Wang

Kina ka njoftuar se do të lejojë secilin çift të ketë deri në tre fëmijë, duke shënuar fundin e një politike të rreptë me dy fëmijë.

Sipas medias shtetërore Xinhua, ndryshimi u miratua nga presidenti Xi Jinping në një takim të byrosë politike, transmeton Koha.net.

Kjo vjen pasi një regjistrim një herë në një dekadë tregoi se popullsia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada.

Kjo shtoi presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin një rënie të popullsisë.

Regjistrimi, i lëshuar në fillim të këtij muaji, tregoi një normë mesatare vjetore të rritjes prej 0.53% gjatë 10 viteve të fundit, nga një normë prej 0.57% midis viteve 2000 dhe 2010 – duke e çuar popullsinë në 1.41 miliardë.

Exit mobile version