Site icon PORTALB

RMV, vazhdon trendi i uljes së numrit të personave të infektuar, sot 10 të vdekur

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Portalb.mk/ Arbnora Memeti

Në Maqedoninë e Veriut nga 2. 755 persona të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, gjithsej 23 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. U regjistruan 10 persona që ndërruan jetë me prani të virusit kurse 1,191 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Janë regjistruar 10 vdekje: 5 persona nga Shkupi (88, 80, 74, 66, 57) dhe nga një person nga Kumanova (88), Manastiri (63), Kavadari (78), Struga (76) dhe Koçani ( 83). Prej tyre 2 ndërruan jetë në shtëpi, dhe 8 të tjerët në spital.

Rastet e reja:

Të shëruarit:

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,269, numri i pacientëve të rikuperuar është 148,664, numri i vdekjeve është 5,408 dhe numri i rasteve aktive është 1,197.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version