Bukëpjekësi “Pekon” që gjendet 50 metra larg objektit të Komunës së Tetovës ka nisur të ndërtojë tarracë në mes të trotuarit. Sipas informatave të Portalb.mk pronarët nuk kanë leje për ndërtim dhe po bëjnë shkelje duke uzurpuar hapësirën publike.
Edhe pse të thirrur nga banorët e banesave përreth institucionet nuk reagojnë, as policia dhe as inspektorati. Policia është në vendngjarje.
Instalimet i kanë vendosur mbrëmë vonë dhe madje një fëmijë është lënduar duke u penguar në to.
Për më shumë informata, lajmi do të përditësohet.