Macron kërcënoi me tërheqje të trupave nga Mali

Presidenti francez Emmnual Macron ka paralajmëruar se Franca do të tërheqë trupat e saj nga Mali, nëse jostabiliteti politik rezulton me radikalizëm më të madh islamik, shkruan REL.

Kjo deklaratë vjen pas puçit të dytë brenda nëntë muajve në kombin e Afrikës Perëndimore.

Macron ka paralajmëruar për rrezik që Mali të përballet me ndikim islamist.

Franca ka rreth 5,100 trupa ushtarake në rajonin Sahel, i cili ka qenë në linjën e parë të frontit në luftën kundër militantëve islamistë.

Trupat franceze kanë mbështetur forcat në Mali, Mauritani, Niger, Burkina Faso dhe Çad, për të luftuar militantët në rajonin Sahel prej vitit 2013.

Macron ka treguar për të revistën javore Jounal du Dimanche se u ka thënë liderëve rajonalë që Franca nuk do të mbështesë shtetet ku nuk ka legjitimitet demokratik apo tranzicion, dhe se Franca nuk synon të mbajë trupat e veta gjithmonë në Afrikë.

Për dekada, Franca ka ofruar mbrojtje ushtarake për të mbështetur liderët e ish-kolonive të veta në Afrikë, duke dërguar trupa apo duke nisur sulme ajrore për të luftuar rebelët e armatosur.

Çfarë po ndodh në Mali?
Lideri i puçit, koloneli Assimi Goïta është emëruar president në tranzicion nga Gjykata Kushtetuese të premten, dy ditë pasi ka shpallur veten lider të përkohshëm.

Ai ka mbështetur largimin e presidentit Bah Ndaw dhe kryeministrin Moctar Ouane nga pushteti, duke thënë se ata kanë dështuar në kryerjen e punëve të tyre.

Ushtarët kanë arrestuar dhe kanë ndaluar të dy burrat, pas riorganizimit të kabinetit.

Ai po ashtu ka udhëhequr një puç në gusht të vitit të kaluar, që ka rezultuar me heqjen nga pushteti të presidentit të zgjedhur Ibrahim Boubacar Keïta.

Koloneli Goïta është zotuar se kryeministri i ri do të zgjidhet brenda ditëve, dhe se zgjedhjet do të mbahen vitin e ardhshëm, siç ishte planifikuar më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button