Site icon PORTALB

RMV, në ujërat e Liqenit të Ohrit u mbyt portieri i hendbollit Nikolla Danillovski

Liqeni i Ohrit, Ohër. turizëm

Foto nga Portalb.mk/Suad Bajrami

Nga ujërat e Liqenit të Ohrit sot është nxjerrë trupi i Nikolla Danillovski, portier i Klubit të hendbollit “Ohri”, anëtar i mëparshëm i KH “Metalurg” dhe reprezentues i ekipit nacional në hendboll, transmeton MIA.

Trupi i pajetë i sportistit 26-vjeçar i lindur në Shkup është gjetur në afërsi të lagjes turistike Llagadin. Kërkimi për të ka filluar që mbrëmë, ndërsa është njoftuar edhe policia.

Për shkak të vdekjes tragjike të portierit të ri është anuluar ndeshja e sontme e Superligës midis Ohrit dhe Strugës.

Exit mobile version