Site icon PORTALB

RMV, nga sot në funksion ueb-faqja për rivaksinim

Vaksinimi kundër COVID-19 në RMV, foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se prej sot e deri më 6 qershor 2021 në funksion do të jetë ueb-faqja https://vakcinacija.mk/revaccination, njofton Portalb.

Nga Ministria informojnë se kjo ueb-faqe do të shërbejë për t’u paraqitur për rivaksinim qytetarët që janë vaksinuar jashtë vendit.

“Nëpërmjet regjistrimit të qytetarëve mund të fitojmë pasqyrë të detajuar se për çfarë numri bëhet fjalë, me cilën vaksinë janë vaksinuar dhe kur duhet të rivaksinohen”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Exit mobile version