RMV, Lluka Paviçeviq, kryetar i ri i UNSHM-së (VIDEO)

Në Kongresin e dytë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme – UNSHM, Lluka Paviçeviq është zgjedhur për kryetar të Unionit. Në garë për kreun e Unionit ishin dy kandidatë: Lluka Paviçeviq dhe Emira Husoviq, njofton, Portalb.

Kryetari i deritanishëm i UNSHM-së Blendi Hodai u falënderua për mbështetjen e dhënë nga ana e mediave gjatë muajve të kaluar dhe shfaqi shpresë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me lidershipin e ri të Unionit.

Lluka Paviçeviq theksoi se në mandatin e tij dyvjeçar përfshihen shtatë ide që dëshiron t’i realizojnë.

“Dy prej prioriteteve  janë kthimi i nxënësve në bankat shkollore, gjegjësisht vendosje të mësimit të kombinuar  për vitin shkollor që nis nga shtatori dhe vendosje të demokratëve autentik brenda-shkollorë nëpër shkolla, gjegjësisht reformë gjithëpërfshirëse të modelit të komuniteteve të nxënësve dhe trupave përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme të nivelit të nxënësve. Në Union kishim zgjedhje demokratike me dy kandidatë dhe ishin të realizuara në atmosferë demokratike. Nuk kishte sulme ose vulgaritete, thjeshtë aty ku dalloheshim tek idetë , diskutuam për to, tha ai.

Paviçeviq tha se digjitalizimi është proces i mirë dhe i dobishëm për shoqërinë, por çdo reformë duhet të jetë graduale dhe të punohet me vëmendje.

“Ne në parim e  mbështesim digjitalizimin, por kemi edhe brenga që çdo ditë e dërgojmë tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ku marrim garanci se ato rekomandime të tona do të pranohen dhe zbatohen”, theksoi ai.

Lidhur me referendumin, Paviçeviq theksoi se qytetarët kanë të drejtë për nismë për demokraci të drejtëpërdrejtë. “Mbetet të shihet që nëse Kuvendi munden të mbledhin 10.000 nënshkrimet e nevojshme. megjithatë, ai referendum do të jetë çështje shumë interesant, për shkak se shumica e nxënësve të shkollave të mesme nuk kanë të drejtë vote meqë nuk kanë mbushur 18 vjet, do të munden vetëm nga viti i tretë dhe i katër, ndërsa reformat në arsim me digjitalizimin e librave i tangojnë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Kjo do të jetë e vështirë të shihet se cili është vullneti i vërtetë i nxënësve përmes atij referendumi, mund ta shohim vetëm vullnetin e popullatës së përgjithshme”, tha Paviçeviq.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button