Site icon PORTALB

RMV, 18 persona me KOVID-19 humbën jetën, 50 raste të reja

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2,955 teste dhe janë regjistruar 50 raste të reja të KOVID-19, 81 pacientë janë shëruar, ndërkaq 18 persona kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155,217, numri i pacientëve të rikuperuar është 147,381, numri i vdekjeve është 5,387 dhe numri i rasteve aktive është 2,449, njofton Portalb.mk.

“Gjithsej janë raportuar 18 persona të vdekur: 8 persona nga Shkupi (63-vjeç, 67, 69, 72, 72, 77, 80, 88), 3 persona nga Tetova (75, 76, 78), 2 persona nga Manastiri (84, 88) dhe nga një person nga Prilepi (68) Kavadarci (79), Koçani (74), Radovishi (80) dhe Dibra (55-vjeç)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version