Ambasadorja bullgare në Kroaci, Genka Vesileva Georgieva, raportoi se ditëve të fundit në vend kishin ndodhur tre incidente ndaj disa shtetasve bullgarë, duke i lidhur ato incidente me deklaratat e fundit të Presidentit Zoran Milanoviq se Bullgaria doshiron ta shkatërrojë Maqedoninë vetëm sepse është më e dobët dhe se hyn në hapësirën e saj intime. Policia po heton dy raste, ndërsa i treti u zgjidh me ndërhyrjen e ambasadës bullgare, raporton Jutarnji list, transmeton Portalb.mk.
Sipas raportit të parë, një grua e moshuar ishte sulmua verbalisht nga një shofer taksie pasi kuptoi se ishte bullgare.
“Ju, bullgarët, me politikën tuaj të ndyrë ndaj Maqedonisë vini të jetoni në Kroacinë tonë të bukur”, i tha shoferi i taksisë para se ta nxirrte nga automjeti dhe t’i hidhte jashtë çantat.
Një tjetër qytetare bullgare raportoi se burri i saj u qëllua me gjësende në treg pasi “Bullgaria po shantazhon Maqedoninë e pafat”, kurse në rastin e tretë, djali i një shtetasi bullgar nuk u lejua të hynte në kopshtin e fëmijëve.
Këto raste i komentoi edhe Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, duke e quajtur Milanoviqin si nxitës.
“Pas deklaratave të tij, janë vërejtur dy incidente kundër shtetasve bullgarë në Kroaci”, tha Plenkoviq, për të cilën Milanoviq iu kundërvu:
“Kreu i Qeverisë sillet rreth e rrotull duke folur marrëzira për disa sulme ndaj bullgarëve. Ai është komedian. Në çfarë mënyre nxis? Prandaj, paralajmërooj që politika e një vendi është jokorrekte ndaj një tjetri dhe se është shfaqje e forcës ndaj më të dobëtit.”
“Kësaj deklarate, Kryeministri Plenkoviq përsëri iu përgjigj: Nëse dikush ka bërë ndonjë gjë për Maqedoninë e Veriut, atëherë është HDZ dhe qeveria ime”.
Pas samitit Bërdo-Brioni në Kranj dhjetë ditë më parë, Milanoviq komentoi qëndrimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, për të cilën tha se është vënë në një pozitë të pamundur. Ambasadorja kroate në Bullgari, Jasna Ognjanovac, më pas u thirr në bisedë në Ministrinë e Jashtme bullgare.
- LEXO: Pendarovski në takim me presidentin slloven dhe kroat: Integrimi i RMV-së do të kontribuojë në stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit
- LEXO: Sot mbahet samiti i procesit ‘Bërdo-Brioni, Pendarovski takime bilaterale me presidentët e rajonit
- LEXO: Ambasadorja kroate në Sofje u thirr për bisedë në MPJ-në e Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë